Rrezikoi jetën e qytetarëve duke qëndruar në telefon - ofendohet rëndë gazetarja e Insajderit nga përgjegjësi i "Arditi Tours" (Audio) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrezikoi jetën e qytetarëve duke qëndruar në telefon – ofendohet rëndë gazetarja e Insajderit nga përgjegjësi i “Arditi Tours” (Audio)

    Insajderi
    18 April 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoferët e kompanive të autobusëve po rrezikojnë jo rrallë herë qytetarët për shkak të mos respektimit të rregullave të trafikut. Shpesh shihen duke qëndruar nëpër rrjete të ndryshme sociale e platforma tjera.

    Për një rast të tillë ka raportuar edhe sot Gazeta Insajderi, ku shoferi i kompanisë “Arditi Tours” është kapur nga filmimet duke shkruar në “Messenger” dhe në rrjetet e tjera sociale.

    Në videon e dërguar nga lexues të Insajderit mund të shihet qartazi se si rrezikohen udhëtarët nga drejtuesi i autobusit që po shkonte në drejtimin “Tiranë-Prishtinë”.

    Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me përgjegjësin e tyre ku i njëjti është përgjigjur ashpër madje edhe duke përdorur terma ofendues.

    “Ty po ta nin se a kem rreziku dikënd, problemi i joti është a?, Se ne paskemi qef me rrëziku dikënd, pasna qef me humbë kompaninë teme ?, ty fort po ta nin a, shkeka, shkeka e trune”, ka thënë ai.

    Më poshtë gjeni audion:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark