“Alo policia, ai djali me Benz ka armë”! Si u kap “mat” i riu në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Alo policia, ai djali me Benz ka armë”! Si u kap “mat” i riu në Tiranë

    Insajderi
    23 April 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar pasi u sinjalizua nga qytetarët se ai lëvizte me armë nëpër qytet. Menjëherë pas marrjes së informacionit, të riut pas kontrollës i kanë gjetur një pistoletë dhe një thikë.

    Njofton policia:

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Abdi Toptani”, me një automjet tip “Benz”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krëhër me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë)”. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark