Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser” të Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser” të Kurtit

    Insajderi
    24 April 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar për skandalin financiar ku u tha se ishte i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri e ka quajtur ambasadorin Berishaj “sekseser” të Albin Kurtit.

    ““Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka shtuar se skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.

    Ndryshe lidhur me këto pretendime për përfshirje në këtë skandal ka reaguar ambasadori Berishaj, duke i quajtur shpifje akuzat e tilla se ai ka bartur para rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, Robert Golob.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.

    Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve kjo krizë ju kushtoi drejtpërdrejtë në mirëqenie, duhet ta dinë se ku kanë shkuar e për çka janë shpenzuar paratë e tyre që qeveria ua mori përmes haraçit në emër të krizës. Duhet ta dinë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe.

    Për këtë arsye, ne kemi kërkuar hetimin parlamentar të kësaj super afere. Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është agjendë politike por kusht i domosdoshëm demokratik për të mundësuar llogaridhënien dhe transparencën.

    Tashmë është e qartë pse mazhoranca ka refuzuar ta mbështesë hetimin parlamentar për këtë çështje. Por amnisti për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me taksa të qytetarëve nuk ka e nuk do të ketë. Komisioni hetimor parlamentar do të themelohet me çdo kusht, me ose pa vullnetin e mazhorancës. Efekti i vetëm i kësaj pengese që pushteti po përpiqet ta vendosë ndaj transparencës, është rreshtimi me krimin e abuzimin.

    “Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark