Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, por dhimbja për humbjen e tij vazhdon të jetë e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë dashur dhe vlerësuar artistin.
Në këtë përvjetor të trishtë, familjarët e Shpatit kanë vizituar varrin e tij, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pranishëm.
Në një video të publikuar nga “Artistët Shqiptarë”, shihet bashkëshortja e këngëtarit, Selvije Jao, e cila nuk i mban dot lotët teksa qëndron pranë varrit të njeriut të saj të dashur.

Pranë saj ishte edhe nëna e Shpatit, për të cilën kjo ditë përbën një tjetër moment të vështirë, një vit pas humbjes së të birit.
Përvjetori i vdekjes së artistit është shënuar edhe me një aktivitet përkujtimor.

Për ditën e sotme ishte paralajmëruar mbajtja e një mbledhjeje komemorative, në nder të jetës dhe veprës së Kasapit.