Detaje nga të shtënat me armë në Pogradec, i biri merr kallashin dhe tenton të vrasë “hasmin” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga të shtënat me armë në Pogradec, i biri merr kallashin dhe tenton të vrasë “hasmin”

    Insajderi
    25 April 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plagosja në Pogradec ka ardhur si pasojë e një konflikti disa vjeçar mes personave me precedentë kriminalë. Ngjarja e ndodhur ditën e sotme ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka nderkohë që ishte i mbushur me pushues. I plagosur në këmbë ka mbetur djali i pronarit të hotelit, Joan Muçallari i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

    Dy autorët e shpallur në kërkim nga policia janë shtetasit Firdeus Berberi, Gresi Maxhari.

    Ndërkohë më herët, policia doli me njoftim zyrtar ku ndryshe nga çfarë u mësua së funmdi, raportohet se konflikti kishte qenë i çastit dhe nuk kishte pasur histori të mëparshme të përplasjeve.

    Njoftimi i Policisë:

    Pogradec

    Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

    Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

    Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

    Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark