U dyshua për eksploziv- Zbulohet se çfarë kishte në pakon e dyshimtë në Vlorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    U dyshua për eksploziv- Zbulohet se çfarë kishte në pakon e dyshimtë në Vlorë

    Insajderi
    25 April 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për rreth tre orë, zona e Plazhit të Vjetër në Vlorë ka mbetur e bllokuar për shkak të një pakoje të dyshimtë në rrugë. Sipas informacioneve të para u dyshua për një sasi eksplozivi të rrëzuar nga ndonjë automjet.

    Nga ora 14. 40 kur është dhënë alarmi dhe deri në orën 17. 30 kur është kryer shpërthimi i komanduar nga forcat xheniere të ardhura nga Tiranë, zona dhe rruga ka qenë e bllokuar nga policia që kishte vendosur perimetrin e sigurisë.

    Informacioni për një pako të dyshimtë është dhënë nga banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë. Pas shpërthimit të komanduar nga forcat xheniere, policia ka njoftuar se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark