
Skandaleve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po ju vjen fundi. Skandal është edhe deklarata e deputetit të kësaj partie i cili thotë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë skandal.
Edhe pse mediat me fakte dëshmuan disa skandale radhazi të Qeverisë së Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, Mefail Bajqinovci vazhdon t’i mohoj këto skandale.
“Nuk ka asnjë skandal. Janë në suaza të spekulimeve”, tha Bajqinovci në një emision duke akuzuar mediat për shpifje.
Ia kujtojmë Bajqinovcit vetëm disa nga skandalet e fundit të kësaj qeverie: Punësimet partiake në KEK e SHKK, shkelja e të miturit nga ministrja Rozeta Hajdari, miliona eurot për blerjen e rrymës gjatë krizës energjetike nga kompanitë serbe, përfshirja e ambasadorit Martin Berishaj në top-skandalin rajonal të shpëlarjes së parave dhe pagesat që kishte pranuar nga kompania serbe GEN-I, ishin vetëm disa prej skandaleve të fundit./ Gazeta Insajderi/