Insajderi
Lajme

Latifi: Presidentja e kryeministri të ndalen, po moralizojnë shumë për Ukrainën

Insajderi
26 April 2022 - 21:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Latifi: Presidentja e kryeministri të ndalen, po moralizojnë shumë për Ukrainën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, thotë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të ndalen së moralizuari për situatën në Ukrainë.

Në emisionin Pressing në T7, Latifi tha se deklaratat e krerëve të institucioneve janë shqetësuese.

“Autoritetet në Kosovë, presidenca, qeveria nuk duhet të vazhdojnë të jenë vëzhgues të thjeshtë. Për mua, deklarimet e kryeministrit në konferencë për shtyp janë shqetësuese”, thotë Latifi.

“Është momenti që të theksojmë një fakt. Presidenca edhe qeveria, përkatësisht kryeministrit duhet të pushojnë së marruri tepër me Ukrainën. Po flasin shumë për Ukrainën. Po moralizojnë shumë për Ukrainën. Po të varej ai konflikt nga ne ish kuptu, por më shumë po merren me Ukrainën sesa me situatën, me gjendjen në të cilën ndodhemi ne dhe me mundësitë që ne të përfitojmë diçka nga ky kontekst”, tha Latifi.

“Shkruajnë kolumne, shkruajnë statuse. Presidenca vazhdimisht i tregon Amerikës se cila është Rusia, cilat janë synimet e Rusisë. Për mendimin tim ky është një diskurs shqetësues”, shpjegoi Latifi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark