Kurti e Osmani takohen me Jahjagen në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Osmani takohen me Jahjagen në SHBA

    Insajderi
    27 April 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

    Jahjaga ka postuar disa fotografi nga kjo ceremoni, ku pjesë ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Ndër tjerash ish-presidentja ka shpërndarë një fotografi nga një takim që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin në këtë ceremoni.

    “Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.

    Ndihem krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte”, shkroi Jahjaga.

    Ajo tha se  Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj.

    Po ashtu,  Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark