Pas Blinkenit, Kurti e Osmani u takuan edhe me çiftin Clinton dhe ish zyrtarë të lartë të SHBA-ve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Pas Blinkenit, Kurti e Osmani u takuan edhe me çiftin Clinton dhe ish zyrtarë të lartë të SHBA-ve

    Insajderi
    27 April 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit ku tutje theksohet që Kurti pos me Blinken, u takua edhe me çiftin Clinton dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së

    “Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, z. Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, z.Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, znj. Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, z. Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark