Franca jep një lajm shumë të mirë Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Franca jep një lajm shumë të mirë Kosovën

    Insajderi
    27 April 2022 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku, tha se me gëzim e ka pranuar letrën e ministres së Kulturës së Francës Roselyne Bachelot – Narquin, me anë të cilës konfirmohet vullneti i qeverisë franceze për bashkëprodhim kinematografik, transmeton Gazeta Insajderi

    “Jam tejet i gëzuar që sot edhe në kopje fizike kam pranuar letrën e ministres franceze të kulturës Roselyne Bachelot – Narquin, përmes së cilës ajo konfirmon vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën”.

    Çeku tha se marrëveshje do të nënshkruhet gjatë pjesës së dytë të muajit maj, kur edhe mbahet festivali i njohur i filmit në Cannes.

    “Marrëveshja përkatëse mes dy shteteve tona do të nënshkruhet gjatë Festivalit të Kanës në pjesën e dytë të muajit Maj. Kjo marrëveshje u ofron mundësi dhe mbështetje shtesë filmbërësve të Kosovës për bashkëpunime kinematografike me partnerët francezë”.

    “Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë, duke filluar nga ambasadorja Marie-Christine Butel, këshilltari për kulturë Donato Giuliani, dhe atasheu për kulturë Valon Ibraj. Angazhimi i tyre këmbëngulës ka qenë vendimtar për jetësimin e kësaj marrëveshje bilaterale”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark