“Ishte keqinterpretim”, shehu i Tarikatëve del thotë se nuk kanë përmendur martesat e gjinisë së njëjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte keqinterpretim”, shehu i Tarikatëve del thotë se nuk kanë përmendur martesat e gjinisë së njëjtë

    Insajderi
    27 April 2022 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, Lulzim Shehu ka mohuar se kanë dalë pro apo kanë përmendur martesat e gjinisë së njëjtë.

    Ai theksoi se Bashkësia e Tarikateve të Kosovës nuk është marrë dhe as deklaruar për këtë. Ditë më parë, disa media kanë shkruar “për qëndrimin pro të Tarikateve për martesat e gjinisë së njëjtë”. Por sipas tij, ky është keqinterpretim.

    “Gazetaria fisnike e ka përkrahjen e plotë të Bashkisë Tarikateve. Doli një lajm. Ne s’jemi marr me martesa. Një numër i madh gazetash dhe portalesh kërkojnë informatën prej ne. Nuk është gazetaria krejt e vdekur, por (rrezikohet) prej të ligës gazetareske që ekziston brenda gazetarisë. Ju duhet të qoheni dhe të bëni një pastrim të brendshëm”, është shprehur Shehu në KTV.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark