"Martin Berishaj duhet të shkarkohet", Deliu: Dëmi që i ka shkaktuar reputacionit të vendit është i madh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Martin Berishaj duhet të shkarkohet”, Deliu: Dëmi që i ka shkaktuar reputacionit të vendit është i madh

    Insajderi
    28 April 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj pas skandalit që ai u përfshi në aferën financiare në Slloveni, shkruan Insajderi.

    Deliu thotë se Martin Berishaj i ka shkaktuar dëmë të madh reputacionit të Kosovës me këtë skandal.

    “Pas këtij skandali ai nuk do të mund të ushtroj detyrën e tij si ambasador. Shkarkimi as që duhet të diskutohet prandaj drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet”, tha ajo.

    Mos shkarkimi i tij, për Deliun është standard i dyfishtë pasi siç thotë ajo, kjo qeveri shkarkoi dike që shprehu mendimin e tij.

    “Mos shkarkimi i tij paraqet një standard të dyfisht. E mbrojnë, nuk e shkarkojn një diplomat ndërsa e shkarkuan dikë vetëm pse e kanë shprehur një qëndrim në rrjetet e tyre sociale”, tha Deliu-Kodra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark