Insajderi
Botë

Moldavët kërkojnë bashkimin me Rumaninë

Insajderi
27 March 2016 - 19:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mijëra njerëz kanë dalë të dielën në rrugët e Kishinjevit, duke bërë thirrje për ribashkimin e Moldavisë me Rumaninë.

Organizatorët e tubimit kanë thënë se 50,000 veta kanë marrë pjesë në protestë, ndërsa, sipas policisë, 5,000 deri në 6,000.

Protestuesit kanë thënë se bashkimi me Rumaninë, anëtare e Bashkimit Evropian, do ta nxiste edhe Moldavinë të lvizte përpara, drejt BE-së.

Protesta ka pasur për qëllim të shënojë edhe 98 vjet prejse ish-provinca rumune Besarabia, e cila përfshin rajonin e Moldavisë dhe të Ukrainës sot, është unifikuar me Rumaninë, më 1918.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Besarabia është përfshirë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe shumica e territorit të saj është bërë republika sovjetike e Moldavisë. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark