“Ishte djalë punëtor, i dashur dhe aktivist”, reagon deputetja Bytyqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ishte djalë punëtor, i dashur dhe aktivist”, reagon deputetja Bytyqi

    Insajderi
    02 May 2022 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK, Albana Bytyqi ka ngushlluar familjen Haxhaj për humbjen e djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga fshati Grekoc i Suharekës.

    Përmes një statusi në Facebook, Bytyqi thotë se është pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhiut i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij pasditen e së hënës.

    “Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, shkruan ajo.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin, teksa ka njoftuar se vdekja është cilësuar e dyshimtë.

    Ai gjithashtu ka njoftuar se pas plagëve të marra, 26 vjeçari ka ndërruar jetë.

    Gashi po ashtu tha se në afërsi të shtëpisë së viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit AK-47.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat po merren me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark