MSH u bën thirrje kosovarëve ta marrin dozën e tretë të vaksinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    MSH u bën thirrje kosovarëve ta marrin dozën e tretë të vaksinës

    Insajderi
    04 May 2022 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit korona.

    Kjo thirrje përmes Facebookut është bërë pasi që sipas MSH’së, doza përforcuese mund të rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

    “Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës”, thuhet në postimin e MSH-së.

    Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që ‘’tu besojnë fakteve dhe të marrin dozën përforcuese”.

    Njoftimi i plotë nga MSH:

    Vaksinat kanë shpëtuar shumë jetë nga COVID-19 anekënd botës dhe në Kosovë, gjithashtu.

    Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, mbi 902 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 822 mijë qytetarë që të dy dozat e vaksinës.

    Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të përmirësojë ose rivendos mbrojtjen kundër COVID-19, e cila mund të jetë ulur me kalimin e kohës.

    Besojuni fakteve dhe merrni edhe dozën përforcuese!.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark