Banori i një objekti të ndërtuar në Prizren ka raportuar se banorët e “Liberta Building” dhe të tjerë prej 3 vitesh mbeturinat nuk i hedhin në vendet përkatëse, por, në hyrje të objektit, shkruan Gazeta Insajderi
Kjo duket se e ka shqetësuar banorin i cili tha për Gazetën Insajderi se i bënë apel komunës që të bëjë zgjidhje, pasi kontejnerët janë larg dhe aty nuk ka të tillë
“Banoret e objektit shikoni ku gjuajnë mbeturinat ne Prizren, rruga Xhem Gostivari në hyrje të objektit “Liberta Building” apel komunës së Prizrenit të bënë zgjidhje”, tha ai për Insajderin
Ai tha se banorët e kanë lajmëruar rastin në Inspektorat, por, deri tani nuk është marrë asnjë veprim.
Shqetësimi i banorit të objektit është se tani përpos banorëve, qytetarë të tjerë po e konsiderojnë vend për hedhje të mbeturinave hyrjen.

