Arabia Saudite kërkon ndryshimin e sjelljes së Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arabia Saudite kërkon ndryshimin e sjelljes së Iranit

    Insajderi
    28 March 2016 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka kërkuar që Irani ta ndryshoj “sjelljen” e tij me qëllim të normalizimit të lidhjeve të rivalëve rajonalë.

    Duke fuolur dje në kryeqytetin Rijad, zoti Jubeir tha se Arabia Saudite “dëshiron të ketë raporte paqësore” me Teheranin dhe është përpjekur t’i forcoj lidhjet me Iranin për më tepër se tri dekada, por sauditët “në këmbim nuk kanë marrë asgjë”.

    Në muajin janar, kur masa e njerzëve e ka sulmuar Ambasadën e Arabisë Saudite në Teheran dhe konsullatën në qytetin Mashhad, Rijadi i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Arabia Saudite e akuzon Iranin për mbështetjen e kryengritësve shiitë huthi në Jemen.

    Sauditët i mbështesin kryengritësit në Siri, ndërsa Teherani hapur e mbështet regjimin e presidentit, Bashar al-Assad./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark