"S’dua të jem ogurzi, por mendoj se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’dua të jem ogurzi, por mendoj se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës”

    Insajderi
    12 May 2022 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlladimir Gjukanoviq, anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit deklaroi sot se “nuk do që të jetë ogurzi”, por tha se mendon se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

    “Është shkelje e të gjitha parimeve ndërkombëtare, ato nuk ekzistojnë më. Duhet të mbrohemi, supozoj se një numër vendesh do ta tërheqin njohjen e Kosovës si të pavarur”, tha Gjukanoviq për TV Pink përcjell Express.

    Ai deklaroi se Kosova e ka mbështetjen e Perëndimit, shkruan Danas.

    I pyetur për sanksionet kundër Rusisë, Gjukanoviq tha se “nuk kemi çfarë të vendosim sanksione ndaj tyre, njerëzit duhet ta kuptojnë këtë, kjo është e pakuptimtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark