Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës

    Insajderi
    12 May 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Tre të dyshuarit me incialet  F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të përsonave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

    Ndërsa i dyshuari i katërt me inicialet E.T., akuzohet se ka ndihmuar në keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

    Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark