​22 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​22 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

    Insajderi
    12 May 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus nga 528 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë rast i vdekjes.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.

    Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.

    Në total numri i rasteve aktive është 352. Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark