Vizita e Hysni Gucatit në Kosovë - Haga del me sqarim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vizita e Hysni Gucatit në Kosovë – Haga del me sqarim

    Insajderi
    12 May 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Haga sot ka arritur në Kosovë. Gucati ka muaj të tërë që ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, erdhi në Kosovë për ta vizituar babain e tij, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

    Për vizën e Gucatit në Kosovë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

    “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, deklaroi ajo për Insajderin.

    Griep theksojë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës për vizitën e Gucatit.

    Të pyetur se për sa kohë i është dhënë leje të qëndrojë, këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje.

    Kujtojmë që për vizitë të tillë edhe ish kryeparlamentari, Kadri Veseli ishte liruar për të vizituar babain e tij në Spitalin e Mitrovicës.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark