Mësohet se deri kur do të qëndrojë Gucati në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mësohet se deri kur do të qëndrojë Gucati në Kosovë

    Insajderi
    13 May 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga Haga sot ka arritur në Kosovë. Gucati ka muaj të tërë që ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë, erdhi në Kosovë për ta vizituar babain e tij, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës.

    Për vizitën e Gucatit në Kosovë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

    “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, deklaroi ajo për Insajderin.

    Griep theksojë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës për vizitën e Gucatit.

    Kryetari i OVL të UÇK-së, bazuar në informacionet e siguruara nga RTKlive, do të qëndrojë në Kosovë deri të dielën.

    Ndërkohë, të mërkurën pritet që të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe Nasim Haradinajt, të cilët akuzohen për shpërndarjen e dokumenteve konfidenciale të prokurorisë. Në vjeshtën e vitit 2020, një person i pa identifikuar ka dorëzuar në selinë e OVL të UCK-së, dokumente të cilat më vonë vetë Dhomat e Specializuara konfirmuan se janë të tyre.

    Edhe më tej prokuroria nuk ka dhënë shpjegime se si i kanë rrjedhur ato dosje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark