"Po i diskriminoni veteranët, po tentoni t’i mohoni vlerat e luftës" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po i diskriminoni veteranët, po tentoni t’i mohoni vlerat e luftës”

    Insajderi
    13 May 2022 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, të cilin e propozoi ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Ai ka thënë se ky projektligj po i diskriminon veteranët, për të cilët tha se duhet ta kenë vendin më dinjitoz në shoqëri.

    “Po i përjashtoni jashtëligjshëm kategoritë e caktuara, ku theksin e keni vu prapë te veteranët. Luftën e keni prapë ndaj atyre që me sakrificën e tyre kanë sjellë lirinë. Keni përjashtuar po ashtu kategoritë që po lëngojnë nga sëmundjet kronike që i kanë paaftësuar për të jetuar. Unë kam mesazhe nga luftëtarë që e ka pensionin e veteranit dhe tash ka sëmundje kancerogjene dhe i kanë dhënë statusit e invalidit shëndetësor dhe s’i lejohet ta marrë atë shumë sepse e ka statusin e veteranit”.

    Berisha akuzoi deputetët e Vetëvendosjes se ka pasë shumë “shpërfaqje dhe tendenca për të mohuar vlerat e luftës dhe veteranët në veçanti”.

    “Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj luftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera”.

    Berisha në foltore të Kuvendit tha se kategoria e veteranëve duhet të ngritët dhe duhet bërë me përkujdesje.

    “I keni dhënë pension social 170 euro dhe i pamundësohet të punojë askund tjetër. Pra, e keni shndërruar në një person të varfër dhe të pa dinjitet dhe kënd – njeriun më dinjitoz që e meriton të jetë njeriu më i respektuar në shoqërinë tonë. Mund të ciceroni sa të doni që jo e kanë bërë ata. Edhe atëherë edhe tash është keq. Keni ardhur me premtimin për ndryshim, urdhëroni bëjeni. Dhe mos e përdorni atë frazeologji që është bërë bajat “për 20 vite” se s’është e vërtetë”.

    Berisha tha se po kërkon vetëm zbatimin e ligjit, për të cilin tha se obligon që paga e veteranit s’duhet të jetë më pak se paga minimale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark