Beteja e doktorit të shkencave për një vend pune - Hedhë në gjyq universitetet publike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Beteja e doktorit të shkencave për një vend pune – Hedhë në gjyq universitetet publike

    Insajderi
    15 May 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    29 vjeçari Gurakuç Kuçi nga Prishtina është doktor shkence për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Me punimet e tij shkencore, ai ka fituar medalje të bronztë në institutin ‘’Form in Science’’ në Neë York.

    Pavarësisht të arriturave të tij në fushën profesionale, Kuçi është i papunë.

    Kuçi ka bërë me dije se tanimë ka hedhur në gjyq disa universitete publike.

    “Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Gjilanit i kam dërgu në Gjykatë për korrupsion, dallavere me konkurse, ndërsa Universitetin e Pejës e kam dërgu tek Avokati i Popullit, poashtu për dallavere me konkurs”, tha Kuçi në Teve1 përcjell Insajderi.

    Ai ka treguar për vlerësimin që i dha Instituti amerikan “Form in Science”.

    “Form in Science ata e kanë cilësua punën time dhe me katër punimet e mia, ose me katër recensuat që i kam bërë aty, dhe me punimin tim që e kam publiku, ata e kanë vlerësua punën time me medaljen e bronztë”, u shpreh ai.

    E kjo, nga kolegët e tij atje ka qenë e vështirë të perceptohet, kjo marrë parasysh të arriturave të tij.

    “Ata kanë pritur që unë kam të ardhura të mira, ngritje të mëdha shkencore këtu, dhe përveç ngritjeve shkencore kam edhe punësim të mirë. Akoma sot e kanë të vështirë që ta besojnë që unë jam i papunë”, thotë Kuçi/.

    Për rastin e doktorit të Shkencës, Gurakuç Kuçi ka folur edhe historiani i njohur, Nexhmedin Spahiu. Duke thënë që papunësia është arsyeja pse të rinj po largohen nga Kosova.

    “Ky djalë 29 vjeçar, Dr.Gurakuç Kuçi , që merr mirënjohje të bronztë për shkencë në kompeticion ndërkombëtar, jeton me familje në Prishtinë dhe është I papunë duke u shtyrë nëpër gjykata për konkurse të kurdisur. 8 universitete publike e një kallabllak aso private pranojnë tylifar llami e jo një shkencëtar të ri me mirënjohje ndërkombëtare. Pastaj themi përse të rinjtë më të aftë po largohen nga Kosova”, ka shkruar Spahiu në llogarinë e tij në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark