
Në përvjetorin e masakrës së Izbizës ku u vranë 150 persona, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka rikujtuar të rënët në një numër masakrash që ndodhen në Kosovë.
Sipas tij, civilët e rënë shqiptarë janë bërë themeli i lirisë që kemi sot.
“Sa herë vjen marsi, edhe njëherë na hapen plagët. Si sot, fundmarsi apo fillimprilli 17 vjet më parë, kanë ndodhur Krusha, Suhareka, Celina, Izbica, Lubeniqi, Belegu, Meja e shumë masakra të tjera mbi civlilët shqiptarë, të cilat më vonë u bënë themel i lirisë që e kemi sot”, ka thënë Haradinaj.
“Shpirti i tyre do të prehet në paqe, vetëm duke e respektuar, deri në përulje, flijimin e tyre dhe duke e mbrojtur këtë sakrificë”, ka shtuar ai./Insajderi.com