“Stronger together”, deputetët e VV-së gëzohen për dekoratën e shefit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Stronger together”, deputetët e VV-së gëzohen për dekoratën e shefit

    Insajderi
    15 May 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Ioëas. Ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn.

    Ky fakt siç duket i ka gëzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Thuajse shumica prej tyre e kanë e uruar Kurtin gjegjësisht Kosovën për këtë ‘sukses’. Duke filluar nga shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

    Kusari-Lila shkruan”Lajmi i bukur për këtë diele”, teksa shton se “Vlerat dhe parimet e lirisë, demokracisë dhe kontributit për drejtësi e paqe, janë vlera univerzale dhe kur ato ndahen në mes shteteve që rrugëtimin e kanë pakontestueshëm të lidhur njëra me tjetrën, e bën lidhjen më të fuqishme dhe të ardhmen e përbashkët më të ndritshme.

    Me shprehjen “Së bashku më të fortë” veçse në gjuhën angleze ajo e ka përmbyllur shkrimin.

    Kësaj dekorate iu gëzuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka shpërndarë lajmin nga faqja e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më poshtë gjeni urimet tjera.


    Deputeti i Vetëvendosjes, Luan Aliu shkruan “S’ka se si të jetë kjo ditë e së dielës e mirë, me një lajm kaq të mirë e të rëndësishëm për shtetin tonë të Kosovës”.

    Ndërkohë, Haxhi Avdyli ka shkruar se kjo dekoratë nënkupton “forcim të marrëdhënieve me SHBA”.

    Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri, Albin Kurti është nderuar nga Senati i Iowa-s.

    Në një ceremoni të organizuar atje, ai u dekorua me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas.

    Sipas Zyrës së Kryeministrit Kurti, ai pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn me këtë motivacion:

    “Me kërkesë të senatorit nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron Kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Ioëas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Ioëas dhe e shënjuar me pikën referuese të Ioëas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark