“Çka ndodhi me raketën, kur po e lanson”, qytetarët shpotisin Jahja Kokën, deputeti fajëson gazetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Çka ndodhi me raketën, kur po e lanson”, qytetarët shpotisin Jahja Kokën, deputeti fajëson gazetarët

    Insajderi
    15 May 2022 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Çka ndodhi me raketë, kur po e lason”, ka pyetur njëri prej qytetarëve në shkrimin e deputetit të VV-së Jahja Kokajt ku shkruan për ftesën që ka pranuar nga Parisi, për të marrë pjesë në një konferencë ku do të diskutohet për teknologjitë e reja.

    Kjo pyetje nuk është mirëpritur nga Kokaj i cili njëherit njihet edhe fizikan.

    Deputeti Kokaj ka fajësuar gazetarët për pyetjen e qytetarit. Madje i ka ofenduar ata duke i qujatur injorant e të pa shkollë.

    “Shkencetarët merren me pune shkencore si kjo, për të cilën jam ftuar në Paris, si INVITED SPEAKER ( në bazë të pyetjes tuaj, nuk besoj që mund ta kuptoni këtë, apo rendesinë e saj). Për lansim të raketave shkoni ke Ura e Shejte afër Gjakoves dhe mësoni nga teknikët- punëtorët se si i nisin ata. Edhe injorantet mund të kuptojnë se si i nisin raketat ata. Ne profesorët iu sqarojmë nxënesëve parimin e lëvizjes. Por fatkeqësisht DISA INJORANTA TË PA SHKOLKUAR GAZETARË, E DISA TË TJERË.. (RESPEKT PER SHUMICEN) NUK PO KUPTOJNË DOT”, shkruan Kokaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark