Hyrja e Suedisë dhe Finlandës në NATO, vjen reagimi i Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hyrja e Suedisë dhe Finlandës në NATO, vjen reagimi i Rusisë

    Insajderi
    16 May 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, po ndryshon situatën globale, kështu të paktën pretendon Rusia, raporton BBC.

    Reagime të shumta vazhdojnë të vijnë nga Moska, e cila ka thënë më parë se zgjerimi i NATO-s do të ishte një gabim.

    Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është shprehur së fundmi se zgjedhja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të kishte pasoja të gjera, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

    Ai tha gjithashtu se po shikon situatën globale që po ndryshon rrënjësisht si rezultat i lëvizjes.

    Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjesht do të durojë vendimin e tyre, raporton Interfax. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark