
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, e ka cilësuar si skandaloze thirrjen telefonike të kryeministrit të Kosovës ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili kishte publikuar një hulumtim ku zbulohet se vëllai i kryeministri ka kërkuar azil në Gjermani e Francë.
Ai thotë se një gjë të tillë nuk e bënë as Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Skandaloze, mizerje, imagjinoni kryeministri me e thirrë gazetarin, kjo as edhe te Putini nuk ndodhë”, ka thënë ai në Radio Televizionin Dukagjini.
Më 20 mars, gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një hulumtim ku zbulohet se vëllai i kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në Gjermani dhe Francë gjatë valës së refugjatëve që u larguan nga Kosova.
Me të kuptuar për publikimin e lajmit, kryeministri Mustafa ka telefonuar autorin, të cilin e ka fyer dhe kërcënuar.
“More qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, i ka thënë Mustafa gazetarit.
Kjo ka nxitur Kajtazin që rastin të lajmërojë në Policinë e Kosovës./Insajderi.com