Insajderi
Insajderi

EKSKLUZIVE: Këta janë dy perosnat e plagosur në Klinë, njëri është djali i asamblistit të VV-së

Insajderi
18 May 2022 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e armë zjarri.

Gazeta Insajderi, merr vesh se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi. Gashi sipas këtyre burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Përveç dy personave të plagosur sipas infomacioneve nga burime e gazetës, kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Përleshja mes dy familjeve, siç mëson Gazeta Insajderi ka ardhur për shkak të një prone.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova./Insajderi.org/

Foto nga vendi i ngjarjes:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark