Insajderi
Lajme

I maskuar me paruke dhe fustan, momenti kur autori i vë tritolin lokalit të efektivit

Insajderi
20 May 2022 - 09:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I maskuar me paruke dhe fustan, momenti kur autori i vë tritolin lokalit të efektivit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë natës i është vënë tritoli lokalit të efektivit në Shkodër, Ndrek Rrasa. Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com shihet momenti kur autori, me paruke dhe fustan, pasi vë tritolin djeg dhe furgonin e parkuar aty pranë.

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark