
Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” raporton se ndihmësit islamistë të këtyre njerëzve ose qëndrojnë të fshehur diku në Evropë, ose janë në Siri, njofton Top-Channel.
Në vëmendje janë personat e kontaktit të kreut logjistik të atentateve të Parisit, Abdelhamid Abaaoud, si dhe të bashkëpunëtorit të tij të kapur në Belgjikë, Salah Abdeslam.
Ndalimi më i fundit ishte ai i 32-vjecarit francez të prangosur në Holandë e të akuzuar se po planifikonte sulme në Francë.
Duke iu referuar rezultateve të para të hetimit nga Franca dhe Belgjika, “Welt am Sonntag” shkruan se kreu i dyshuar i celulave terroriste të ISIS-it në kontinentin e vjetër ishte algjeriani Mohamed Belkaid, i vrarë së fundmi gjatë një aksioni të policisë belge.
Në Itali ndërkohë policia arrestoi një algjerian të kërkuar në Belgjikë nën dyshimin e lidhjeve me atentatorët e Brukselit dhe Parisit. 40-vjeçari Djamal Eddine Quali, i ndaluar në Salerno, bën pjesë në një bandë falsifikuesish të pasaportave, që ka qenë në kontakt me terroristët. /Insajderi.com