Insajderi
Lajme

Një person i maskuar rrëmben 6-vjeçarin jashtë derës së banesës. Dyshimet bien mbi babanë e tij

Insajderi
25 May 2022 - 09:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një person i maskuar rrëmben 6-vjeçarin jashtë derës së banesës. Dyshimet bien mbi babanë e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autoritetet  greke kanë ngritur alarmin prej mbrëmjes së djeshme, pas rrëmbimit  të  një 6-vjeçari. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e njohura të Athinës, ndërsa sipas  avokatit të familjes, se fëmija është rrëmbyer në banesën e tij, ku ndodhej me të ëmën dhe gjyshen.

Vogëlushi pasi ka dëgjuar një zhurmë jashtë derës së banesë, ka dalë duke menduar se është nëna e tij, por në ato momente një person i maskuar e ka rrëmbyer.

Sipas avokatit, shtëpia nuk kishte kamera, çka vështirëson më tepër identifikimin autorit. Sipas dëshmitarëve, autori përshkruhet rreth të 45-ve, 1.80 i gjatë, dhe se e ka rrëmbyer fëmijën me një furgon.

Avokati tregon se nëna e djalit ka pasur një përplasje me të atin e tij, duke lënë të hapur mundësinë që pas rrëmbimit mund të fshihet edhe ai.

Babai i Rainer-it të vogël është me origjinë norvegjeze dhe jeton në Norvegji, ndërsa fëmija jeton me të ëmën në Greqi. Sakaq, të gjithë strukturat e policisë janë ngritur në këmbë për të lokalizuar të voglin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark