Insajderi
Insajderi

Nënkryetar i AAK’së jep dorëheqje nga të gjitha strukturat

Insajderi
25 May 2022 - 13:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nënkryetar i AAK’së jep dorëheqje nga të gjitha strukturat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Blerim Kuçi, ish kryetar i Suharekës, dhe nënkryetar i AAK’së, ka vendosur ta ndërprejë aktivitetin e tij në këtë parti.

Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta, ka mësuar se Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK’së dhe nuk do të merr pjesë në garën e brendshme zgjedhore të partisë, proces i cili është në vazhdim e sipër.

Sipas burimeve, Kuçi kishte kohë që nuk merrej me çështjet e partisë dhe ky veprim ka qenë i pritshëm.

Kuçi i cili gjatë karrierës së tij politike në AAK, ka ushtruar pozita të larta drejtuese në parti, por edhe në ekzekutiv si ministër në kohën kur kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës me LDK’në, nuk dihet nëse aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në ndonjë parti tjetër.

Insajderi ka provuar të kontaktojë Kuçin, por, i njejti deri në këto momente nuk është përgjigjur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark