Qeveria ndan 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekom-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria ndan 34 milionë euro KOSTT-it dhe Telekom-it

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria ia ka ndarë 26 milionë e 500 mijë euro Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe 7 milionë e 775 mijë euro Telekomit.

    Në një mbledhje elektronike të mbajtur sot, Zyra e Kryeministrit njofton se Qeveria e mori këtë vendim.

    KOSTT dhe Telekomi i kishin kërkuar paraprakisht Qeverisë hua deri në 34 milionë e 275 mijë euro.

    “Në këtë mbledhje elektronike po ashtu janë miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro). Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro)”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark