Insajderi
Lajme

Këta janë 5 burrat që dhunuan 15-vjeçaren

Insajderi
28 May 2022 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë 5 burrat që dhunuan 15-vjeçaren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimi e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë.

Konkluzionet përfundimtare janë dhënë nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.

Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar element të veprës penale “Marrëdhenie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark