Kriza e refugjatëve - SHBA ndan fonde të reja për Evropën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kriza e refugjatëve – SHBA ndan fonde të reja për Evropën

    Insajderi
    28 March 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kontributi përfshin 17.5 milionë dollarë për Komisionarin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, dy milionë dollarë për punën në Greqi të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe 500,000 dollarë për e Fondin e OKB-së për Popullsinë.

    Fondet çojnë në 44 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA-së për Evropën që nga viti i kaluar.

    Evropa po përballet me krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

    Mbi një milion njerëz kanë arritur në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015.

    Javëve të fundit, dhjetëra-mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar në Greqi, pasi vendet evropiane dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të mbyllur rrugën e tyre drejt veriut të Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark