Sheshel: Vuçiq dhe Nikoliç ishin bashkëpunëtorët e mi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sheshel: Vuçiq dhe Nikoliç ishin bashkëpunëtorët e mi

    Insajderi
    28 March 2016 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vojislav Sheshel, i cili është në pritje të aktgjykimit të Tribunalit të Hagës që pritet të kumtohet me 31 mars, ka thënë se në gjithçka që ai ka bërë, bashkëpunëtorë i ka pasur Aleksander Vuçiq-in dhe Tomislav Nikoliq-in.

    Këtë shefi i Partisë Radikale Serbe e ka thënë në një intervistë për Neësëeek në gjuhën serbe, njofton Klan Kosova.

    Sheshel që ka filluar garën aktivisht për zgjedhjet e ardhshme ka refuzuar të flas për aktakuzën e tij, mirëpo në këtë intervistë ai ka treguar për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kryeministrin aktual të Serbisë dhe presidentin e këtij shteti.

    “Maja Gojkoviq, Tomislav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në të gjitha që unë kam qenë i përfshirë. Ata ishin bashkëpunëtorët e mi”, ka thënë Sheshel. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark