AAK thotë se posti i kryeministrit nuk është kusht i saj për opozitën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK thotë se posti i kryeministrit nuk është kusht i saj për opozitën

    Insajderi
    28 March 2016 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i partisë Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka folur rreth krizës së përfolur brenda bllokut opozitar, duke përjashtuar mundësinë që partia në emër të së cilës ai flet, ka mos pajtime me VV-në dhe NISMA-n.

    Madje Nitaj, ka thënë se krijim i një alternative eventuale politike “është një ide, e cila nuk mund të bëhet shkel e shko, dhe mund t’i takojë një faze tjetër!”.

    “Ne e kemi bërë një propozim se si do të dukej lista e përbashkët dhe e kemi bërë të qartë se
    AAK, nuk do ta kushtëzojë partneritetin me asnjë dominim në këtë listë e as me kandidatin për kryeministër”, ka shkruar Nitaj në profilin e saj.

    Sipas tij, AAK, opozitarizmin e bënë në bazë të parimeve dhe të programit të vet.

    “Ne jemi partner politikë në një kauzë të përbashkët me Vetëvendosjen dhe me Nismën. Nuk përjashtohet mundësia që të jemi partner edhe në faza të mëvonshme, nëse biem dakord për një gjë të tillë”, ka thënë Nitaj.

    “Është opcionale edhe një listë e përbashkët, por kjo nuk varet vetëm nga AAK”, shtoi ai.

    Për më tepër Nita tha se AAK ka bërë një propozim që në rast të dakordimit të një liste të përbashkët, të paktën 10 emra të jenë nga shoqëria civile./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark