Monica Bellucci pjesë e kampanjes për mbrojtjen e gjuhës serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Monica Bellucci pjesë e kampanjes për mbrojtjen e gjuhës serbe

    Insajderi
    28 March 2016 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli hollivudian Monica Bellucci i është bashkangjitur kampanjës që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës serbe.

    Portali serb “Alo” ka shkruar se Monica Bellucci do të jetë pjesë e kësaj kampanje e cila do të përfshijë edhe yje të tjera të muzikës, filmit dhe në përgjithësi artit në Serbi dhe vendet e tjera evropiane.

    Kampanja e titulluar ‘Negujmo srpski jezik” është organizuara nga Sekretariati për Kulturë në Qeverinë e Serbisë, Fakulteti i Filologjisë dhe Bibliotekës Kombëtare në Serbi

    Aktorja e famshme citohet të ketë thënë se me dëshirën më të madhe i është bashkuar kampanjës për të mbrojtur dhe zhvilluar gjuhën serbe, pasi ajo është një adhuruese e gjuhëve të huaja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark