
Më 27 mars, të këtij viti kishte marrë flakë vetura e këngëtarit “Buta”, nga e cila duket se nisi i gjithë problemi që çoi deri tek vrasja e Gazmend Hysenit i njohur si “Strella”.
Veturën dyshohet se e bëri shkrumb e hi Gazmend Hyseni, i cili u vra nga shoku i tij, Qëndrim Jonuzi që e thërrasin “Reefa”, e që është edhe vëllai i këngëtarit “Buta”.
Insajderi kishte sjellur ekskluzivisht pamje nga djegia e veturës
Se kjo është një nga arsyet e vrasjes e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.
Nuk dihet saktë se sa i ka kushtuar Butës blerja e këtij Mercedesi në kohë pandemie. Nuk dihet se a është paguar në kesh apo nëpërmjet bankës.
Insajderi ka pyetur në Auto Sallonin “Sherreti” qe ia shiti reperit këtë veturë. Por, ata nuk kanë treguar detaje.
“Çdo informat për klientët tanë është konfidenciale”, kjo ishte përgjigja e tyre për Insajderin.