×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive, dalin pamjet e veturës së djegur të Butës

    Insajderi
    28 May 2022 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.

    Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

    “Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

    Se akti kishte ndodhur për këtë fakt, gjatë ditë ka raportuar ekskluzivisht Insajderi. Gazeta i ka siguruar pamjet ekskluzive të veturës së djegur të këngëtarit ferizajas./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark