Gjuriq i bie pishman për Universitetin paralel në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq i bie pishman për Universitetin paralel në Mitrovicë

    Insajderi
    28 March 2016 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi Universiteti paralel i Prishtinës në Mitrovicë reagoi ashpër duke kërkuar edhe shkarkimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ky universitet paralel është vizituar nga vet Gjuriq.

    Siç raporton “Alo.rs” Gjuriq është takuar me drejtuesit e këtij universiteti paralel ku edhe i ka dhënë garancinë se ky universitet nuk do të mbyllet.

    “Ky universitet është një nga shtyllat e mbijetesës së njerëzve tanë në Kosovë dhe Metohi dhe ne nuk do ta lejojmë që  ai të mbyllet asesi. Qeveria e Serbisë do të bëjë çmos që ta mbajë këtë Universitet për ju studentë, profesorë dhe stafin akademik”, citohet të ketë thënë Gjuriq, gjatë vizitës së tij në veri të Mitrovicës.

    Ai ka thënë se propozimi i tij “për mbylljen e 10 fakulteteve në këtë universitet paralel” është keqkuptuar, sepse ai ka propozuar që të bëhet një rishikim i këtyre fakulteteve për nga cilësia./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark