Horror në Serbi: Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Horror në Serbi: Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike

    Insajderi
    31 May 2022 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje tronditëse nga horrori në Serbi. Gruaja ka vrarë burrin dhe më pas e ka copëtuar. Por duket se është mjaftuar me kaq, pasi ajo e ka gatuar trupin e tij të bërë copë e çikë. Krimi i rëndë ndodhi 15 ditë më parë në Zrenjanin të Serbisë. Një 46-vjeçare vrau dhe preu me sharrë elektrike trupin e burrit.

    Tashmë autorja e krimit është arrestuar. Blic publikoi informacione rreth krimit, duke pyetur se si një grua arriti të vriste një burrë fizikisht më të madh.

    Vrasësja më pas gatoi organet e burrit, veshkat, zemra, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmba e viktimës.
    Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë. Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark