Insajderi
Lajme

Prej aksidentit përfundojnë në përleshje, Policia jep detaje nga incidenti në Fushë Kosovë

Insajderi
01 June 2022 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prej aksidentit përfundojnë në përleshje, Policia jep detaje nga incidenti në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre meshkuj kosovar nën dyshimin se pas një aksidenti trafiku që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes vete, shkruan Insajderi.

Kurse si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore për çka edhe pranuan tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe shufër metalike.

“Rr. Dardania, Fushë Kosovë 31.05.2022-22:12

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit pas një aksidenti trafiku që kishin pasur, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Gjatë kontrollit në veturën e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një OC-sprej. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark