Vëllai i Butës ndodhet ende në QKUK - flet për Insajderin drejtoresha e Klinikës tregon se kur do lirohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vëllai i Butës ndodhet ende në QKUK – flet për Insajderin drejtoresha e Klinikës tregon se kur do lirohet

    Insajderi
    01 June 2022 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga dita e shtunë, Qëndrim Januzi vëllai i reperit, Buta është duke u trajtuar në QKUK, më konkretisht në Klinikën e Kirurgjisë Maksifaciale. Ai pritet të lirohet nga Spitali në fundjavë.

    Qëndrim Januzi i njohur si “Rifa”, shtiu me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, ku për pasojë mbeti i vrarë. Për gjendjen shëndetësore të “Rifës” detaje për Gazetën Insajderi dha drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Maksifaciale, Mergime Loxha.

    “Gjendja shëndetësore të pacientit është shumë e mirë deri në fund të kësaj jave lëshohet nga Spitali, se çka ndodh tutje se dimë, a shkon në paraburgim a burg këtë nuk e dimë ne. Intervenimi kirurgjik është kry krejt çka ka pasur”, tha Loxha për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të flas edhe me avokatin, Fitim Shabani i cili po mbron Qëndrim Januzit i njohur me nofkën “Rifa”, për të kuptuar se deri ku ka shkaur rasti, se a është intervistuar vëllai i tij Betim Januzi “Buta”. Por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

    Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, zëdhënsi i policisë në Ferizaj, Basri Sejdiu konfirmoi se “Buta”, do të intervisohet të mërkurën.

    “Po Betim Januzi është ftuar nga policia dhe pritet me gjitha gjasat që nesër të intervistohet “, tha Basri Shabani nga policia e Ferizajt për Insajderin.

    Sot askush nga Policia nuk ka pasur informacion se a është intervistuar ose jo.

    Vrasja ndodhi në mesnatën e 28 majit ku 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga shoku i fëmijërisë së tij, Qëndrim Januzi “Rifa”, që është vëllai reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.

    Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Qëndrim Januzi u plagos nga një polic civil që qëlloi në vendin e ngjarjes.

    Ndërkohë, kanë filluar hetimet ndaj të riut, familjar i të ndjerit, Gazmend Hyseni, i cili postoj në Tik Tok një video që paralajmëronte marrjen e hakut pas vrasjes së djalit të xhaxhait të tij.

    Blendi Hyseni është 18 vjeçari që është intervistuar nga prokuroria lidhur me videon që publikoi me mbishkrimin “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

    Për këtë video Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht, pastaj u bë virale në mediat në vend.

    Që kanë filluar hetimet e konfirmon Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

    “Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj 31.05.2022 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rrjete sociale ka postuar video me përmbajtje kërcënuese. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan policia.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark