×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk ka hakmarrje”, reagojnë familjarët e Strellës, fshihet video që paralajmëroi marrjen e hakut

    Insajderi
    30 May 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjari i të ndjerit Gazmend Hyseni i cili paralajmëroi hakmarrjen ka fshirë videon të cilën e publikoi Gazeta Insajderi.

    Pas raportimit të Gazetës lidhur me këtë video që përcjellte marrjen e hakut pas vrasjes së Gazmend Hysenit i njohur si “Strella” nga vëllau i reperit “ Buta, kanë reaguar familjarët e tyre.

    Ata i thanë Insajderit se personi që ka publikuar atë video është i mitur dhe nuk përmban qëndrimin e familjes së të ndjerit Gazmend Hyseni.

    “Nuk ka as ni hakmarrje jam familjar i Gazmend Hysenit të ndjerit. Familjaret nuk janë në gjendje shumë të mirë edhe nuk janë në dijeni për këtë postim. Është nën moshën 18 vjeçare ai qe e ka qit” tha ky familjar për Insajderin.

    Blendi Hyseni përmes  një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”. Këtë mbishkrim e ka përcjellu me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Strellës”.

    “Gjaku nuk bëhet ujë”është shprehje  që përdoret kur paralajmërohet marrja e hakut.

    Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të premten qytetin e Ferizajt. 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vrarë ndërsa është plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi i cili është vëllai i reperit “Buta”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark