Digjen dy ndërtesa shumëkatëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen dy ndërtesa shumëkatëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Insajderi
    29 March 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën dy rrokaqiej janë përfshirë nga zjarri me përmasa të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe, ngjarja e tretë e ngjashme në më pak se një vit.

    Zjarri nisi fillimisht në një prej kullave të banimit në Ajman, në veri të Dubait, para se të përhapej në një bllok ngjitur.

    Autoritetet vendase bënë të ditur se banorët janë larguar me shpejtësi jashtë ndërtesave dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime serioze, megjithëse disa u trajtuan me probleme në frymëmarrje dhe me plagë të lehta.

    Zjarri nisi në orët e vona të së hënës duke përfshirë një kompleks pallatesh me rreth 3 mijë apartamente. Shkaqet e rendjes së zjarrit janë ende të paqarta.

    Në videot e publikuara në internet duken flakët që kanë përfshirë pjesën në njërën nga kullat, ndërsa shumë mbeturina shkëputen nga ndërtesa duke përfunduar në tokë.

    Në fund të dhjetorit, një ndërtesë prej 63-katesh u përfshi nga zjarri në qendër të Dubait. Zjarrfikësit punuan më shumë se 20 orë për të shuar zjarrin, ndërsa 16 persona mbetën të lënduar.

    People run away as a fire engulfs the nearby The Address Hotel (not pictured) in downtown Dubai in the United Arab Emirates December 31, 2015. REUTERS/Ahmed Jadallah - RTX20NEQ
    People run away as a fire engulfs the nearby The Address Hotel (not pictured) in downtown Dubai in the United Arab Emirates December 31, 2015. REUTERS/Ahmed Jadallah – RTX20NEQ


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark