Insajderi
Lajme

 Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begajt

Insajderi
04 June 2022 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
 Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i i propozuar nga PS për President,

“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. ” , thuhet në njoftim.

Sot në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posacme plenare ku do të votohet  propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.

Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark